Rusi, thatësia do ta ngadalësojë rimëkëmbjen ekonomike
Moskë, 26 gusht - Thatësia më e madhe në historinë e Rusisë do ta ngadalësojë rimëkëmbjen e brishtë të ekonomisë dhe do t'i rrisë trysnitë inflatore, paralajmëroi zëvendës-ministri rus i Ekonomisë Andrej Klepaç.
Thatësia sivjet do ta ulë rritjen ekonomike për së paku 0.7 deri në 0.8 pikë të përqindjes, deklaroi Klepaç.