Rusi, shënon rënie niveli i papunësisë
Moskë, 9 shkurt - Siç njoftoi Shërbimi Federal i Rusisë për Punën dhe Punësimin, numri i qytetarëve rusë të papunë gjatë vitit të kaluar ka rënë në mënyrë të ndjeshme.
Në fillim të vitit 2012 numri i të papunëve në Rusi arriti në 1 milion e 280 mijë veta, shifër kjo që është 300 mijë më pak në krahasim me treguesit e vitit të kaluar.
Në këtë dikaster mendojnë se kjo është e lidhur me faktin se ndërmarrjet kanë rifituar fuqinë, kanë rivendosur potencialet e veta dhe se është rritur kërkesa për krahë pune.