17 Nëntor 2024

Rusi, rezervat ndërkombëtare bien për 15.7 miliardë dollarë

Moskë, 26 dhjetor - Rezervat ndërkombëtare të Rusisë kanë rënë në pikën më të ulët gjatë 6 vjetëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Rusisë të enjten, gjatë javës së kaluar, rezervat ndërkombëtare të Rusisë u pakësuan me 15.7 miliardë dollarë dhe ranë në 398.9 miliardë dollarë.

Rezervat ndërkombëtare të Rusisë përfshijnë rezervat valutore, rezervat e arit, pozicionin e rezervës në FMN dhe të drejtën e posaçme të tërheqjes në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Analistët janë të mendimit se pakësimi i vazhdueshëm i rezervave ndërkombëtare ka të bëjë me sanksionet perëndimore, tërheqjen e kapitaleve, uljen e çmimit të naftës dhe zhvleftësimin e rublës.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody parashikon se nëse nuk do të vazhdojë të ulet çmimi i naftës në vitin 2015, Rusia është plotësisht në gjendje të shlyejë borxhet e huaja me rezervat ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)