Rusët shpenzojnë më shumë për festat e fundvitit
Moskë, 6 dhjetor - Rusët janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë para për festat e fundvitit. Ekspertët parashikojnë se shpenzimet për dhurata, ushqime, qerasje dhe argëtime do të rriten këtë vit me 13 për qind.
Buxheti i përfaqësuesve të klasës së mesme ruse, i llogaritur për periudhën e festave, është pothuajse i krahasueshme me atë evropian.
Sipas të dhënave të hulumtimit, shumica e rusëve presin megjithatë "njëfarë përmirësimi të caktuar" në ekonomi në vitin 2014, ose besojnë, së paku, se fuqia e tyre blerëse nuk do të përkeqësohet. Evropianët në këtë drejtim janë më pesimistë.
Por jo të gjithë megjithatë: më dorëshpuar (prishanikë) mbeten francezët dhe irlandezët, të cilët shpenzojnë për festat e fundvitit (Krishtlindjet dhe Vitin e Ri) deri në 900 euro.