Rupert Murdok jep dorëheqjen nga bordet e NI Group
New York, 23 korrik - Manjati i medias Rupert Murdok është larguar nga posti i drejtorit të disa bordeve të konglomeratit New Corporation, para ndarjes së kompanisë sipas planit të njoftuar.
Një një deklaratë të korporatës, të lëshuar dje, thuhej se zoti Murdoch u largua nga bordet e NI Group, ish News International, Times Newspaper Holdings dhe News Corpotarion Investments.
Sipas njoftimit, largimi i Murdoch-ut ka të bëjë me ndarjen e perandorisë 53 milardë dollarëshe të medias do të ndajë sektorin e botimeve dhe atë të medias dhe argëtimit, duke krijuar dy kompani.
Që nga viti i kaluar janë shtuar spekullimet se kompania News Corporation mund të përpiqet ti shesë gazetat britanike, si përgjigje ndaj një opercioni për përgjimin e telefonave, një veprim që thuhet se ishte miratuar nga redaktorët përgjegjës të gazetës News of the World, e cila u mbyll vitin e kaluar.