Rumunët pesimistë për situatat ekonomike në vend
Bukuresht, 14 prill - Shumica e rumunëve mbeten pesimistë në pikëpamje të situatave në ekonominë e vendit, tregojnë rezultatet e anketimit të mendimit publik në Rumani.
Mbi 50 për qind e të anketuarve konsiderojnë se kriza ekonomike në vend nuk do të përfundojë për dy apo pesë vjet.
Mezi 5 për qind e rumunëve konsiderojnë se ekonomia do të ketë sukses të dalë nga recesioni për më pak se një vit.