Rumpuy: Mund të kursehet dhe pa kufizimin e borxheve
Bruksel, 2 shtator - Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Herman Van Rumpuy deklaroi sot se propozimi i Gjermanisë dhe Francës për futjen e obligimit të kufizimit të borxheve në kushtetutën e vendeve anëtare të BE-së është i mirë, por jo edhe i domosdoshëm.
Më e rëndësishmja është që qeveritë të reduktojnë deficitet në buxhet, deklaroi Van Rumpuy.
Kancelarja gjermane Angjela Merkel dhe presidenti i Francës Nikolas Sarkozi në takimin e zhvilluar me 16 gusht në Paris kanë propozuar që kufiri më i lartë i borxheve të futet edhe në kushtetutë.
Gjermania e ka bërë këtë në vitin 2009. Ndërkaq Kabineti qeveritar gjerman ka miratuar masat për forcimin e fondit për shpëtimin e euros.
Kabineti miratoi në Berlin ndryshimet e ligjit për stabilizim, i cili parashikon të drejta të veçanta për mbështetjen e ombrellës së shpëtimit.