16 Janar 2025

Rumania vendosë taksë të veçantë për burimet natyrore

Bukuresht, 23 janar - Qeveria rumune do të vendosë një taksë të veçantë prej 0.5 për qind për shfrytëzimin e burimeve natyrore, përveç gazit naturor, sipas një urdhërese të Ministrisë së Financave të publikuar të hënën.

Taksa do të paguhet nga subjektet që kryejnë veprimtari nxjerrjeje dhe shfrytëzimi, si edhe tregtimin e burimeve natyrore, të tilla si lënda drusore, nafta bruto, xeherorët e hekurit e të uraniumit etj.

Taksa e veçantë do të jetë në fuqi në periudhën nga shkurti i këtij viti deri në dhjetorin e ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)