15 Janar 2025

Rumania regjistroi një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto

Bukuresht, 16 nëntor - Rumania regjistroi një rënie me 0,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e tretë në raport me tremujorin e dytë, njoftoi sot Zyra e Statistikave (INS).

Kjo rënie ndodhi pasi ekonomia rumune u përmirësua në tremujorin e dytë me një rritje të lehtë prej 0,5 për qind pas dy tremujorëve negativë.

Asnjë detaj nuk u dha për shkaqet e rënies së PBB-së në tremujorin e tretë, pasi zyra e statistikave do të publikojë shifra të detajuara në muajin dhjetor.

\'\'Në nëntë muajt e parë të vitit, ekonomia rumune pati një rritje ekonomike me 0,4 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2011\'\', theksoi INS.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kishte rishikuar në rënie në muajin gusht parashikimet për rritjen ekonomike në Rumani në vitin 2012, me 0,9 për qind nga 1,5 për qind më parë, nga fakti i krizës politike që ka goditur vendin këtë verë, trazirat në zonën euro dhe thatësira.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)