Rumania humb miliarda euro, shkak tatimi i papaguar i alkoolit
Bukuresht, 12 gusht - Rumania gjatë tetë viteve të fundit ka humbur 4.5 miliardë euro për shkak të mospagesës së tatimit për alkool, kumtoi Shoqata e prodhuesve të pijeve alkoolike GARANT.
Nga kjo Shoqatë kërkuan kontrollime më të ashpra në këtë sektor.
Sipas fjalëve të kryetarit të GARANT, radu Morariu, disa kompani pijet alkoolike që i proshojnë i shënojnë si prodhime kozmetike ose nuk i lajmërojnë përbërjet e vërteta dhe në këtë mënyrë evitojnë të paguajnë tatim, transmeton agjencia AFP.
Ai theksoi se prodhuesit e pandërgjegjshëm, krahas dëmeve që ia bëjnë buxhetit të shtetit, kërcënojnë edhe prodhuesit legjitim të pijeve alkoolike dhe paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve.