08 Nëntor 2024

Rumania fillon përgatitjet për kalimin e vendit në Euro

Bukuresht, 9 dhjetor - Qeveria rumune vendosi të enjten ngritjen e një komisioni ndërministror për kalimin e vendit në monedhën europiane, Euro.

Sipas një deklarate të qeverisë, në komision do të përfshihen përfaqësues të organeve kryesore publike, nën drejtimin e kryeministrit si kryetar, si dhe të ministrit të Financave dhe guvernatorit të Bankës Kombëtare të Rumanisë.

Në vitin 2014 Rumania vendosi si objektiv nisjen e përdorimit të Euros datën 1 janar 2019.

Ndërsa në shtator të vitit 2015, guvernatori i bankës qendore të Rumanisë, Mugur Isarescu e quajti si jo realist objektivin.

Në prill të këtij viti, qeveria aktuale hoqi dorë nga realizimi i objektivit të vitit 2019 për bashkimin me Eurozonën, duke njoftuar shpalljen e një objektivi të ri në vitin 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)