Rumania është e fundit në BE për nga rritja e PBB
Bukuresht, 19 qershor - Produkti i Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë në Rumani, që tregon standardin blerës, gjatë vitit 2015 është 57% nga mesatarja për BE, qe e radhit Rumaninë në vendin e parafundit.
Në vendin e fundit është Bullgaria me PBB për frymë të popullsisë në masë 46% prej mesatares në BE, shkruan gazeta rumune Ziarul finançiar. Në vitin 2014 PBB për frymë të popullsisë në Rumani ishte 55% nga mesatarja në BE. Sipas të dhënave të Evrostatit, çmimet e ushqimeve dhe pijeve janë më të larta në Danimarkë, Suedi, Austri, ndërsa më të ulëta në Poloni, Rumani dhe Bullgari.