Rumania e rrezikuar nga recesioni i sërishëm
Bukuresht, 15 shtator - Ekonomia rumune mund të hasë në recesion të sërishëm gjatë muajve të fundit të vitit 2010, publikoi Instituti kombëtar për statistikë.
Tremujori i dytë dhe i tretë tregojnë shenja të dobëta të shërimit me nivelet e njëpasnjëshme të rritjes. Duke marrë parasysh karakterin ciklik të ekonomisë rumune, mund të presim që shtrëngim të dytë gjatë muajve të fundit, theksoi kryetari i Institutit, Vergil Vojnjagu.
Bruto Prodhimi Vendor (BPV) i Rumanisë është rritur për 0,3 për qind gjatë periudhës prej prillit deri në qershor. Në nivel vjetor, ekonomia e vendit shënoi rënie për 0,5 për qind.