Rumania do të heqë dorë nga marrja e kredive të FMN-së
Bukuresht, 21 dhjetor - Qeveria rumune ka ndërmend të refuzojë kreditë e reja nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Kjo u deklarua të enjten për gazetarët nga Kryeministri i vendit, Victor-Viorel Ponta, duke vënë në dukje se \"politika e kredive të huaja ka provuar joefikasitetin e vet\".
\"Unë e përjashtoj mundësinë e kërkesës për ndihmë drejtuar FMN-së, por me një kusht ama dhe pikërisht: krizës në zonën euro\", - tha ai.
Për më tej ai shpreson se në Rumani së shpejti \"nuk do të ketë më zgjedhje, luftë politike dhe thatësira\", dhe atëherë vendi do të vihet në kërkim të një rrugëdaljeje nga kriza me forcat e veta.