19 Nëntor 2024

Rukiqi, përfaqëson Komunitetin e Biznesit në Javën e CEFTA-s

Sarajevë, 19 nëntor - Sekretari i përgjithshëm i OEK-ut, Berat Rukiqi, përfaqëson Komunitetin e Biznesit në Javën e CEFTA-s.

Këtë javë në Sarajevë, po zhvillohen takimet e radhës së strukturave implementuese të CEFTA-s, nën kryesimin e radhës, përkatësisht nënkryesimin e Bosnës dhe Hercegovinës.

Paralel me takimet e Komiteteve të CEFTA-s, po zhvillohen edhe takimet e radhës të forumit të CEFTA-s, iniciativavë e odave ekonomike të vendeve të CEFTA-s.
 
Në takimin formal të Forumit të CEFTA-s, Berat Rukiqi, Sekretar i Përgjithshëm i OEK-ut, ngriti çështjet dhe sfidat që lidhen me pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA.

Përkatësisht, Rukiqi, ngriti si problematikë çështjen e transportit të mallrave tranzit dhe kartonit të gjelbër të cilat ende mbesin çështje sfiduese. Për më tepër,
 
Rukiqi vlerësoi si pozitive faktin e negociatave në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe me Odës Ekonomike të Serbisë ku sipas tij, fillimisht pritet që të gjinden zgjidhje për disa çështje teknike të cilat më pas do të rezultojnë me një shkëmbim të mallrave dhe shërbimeve nga të dyja palët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)