06 Nëntor 2024

Rukiqi: Kosova mund të përfitojë 250 milionë euro nga BERZH-i

Prishtinë, 2 mars - Berat Rukiqi, këshilltar në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti ka folur për mundësinë e përfitimit të mjeteve financiare nga Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas tij, nga rreth 40 projekte sa janë prezantuar në Samitin e BERZH-it në Londër nga Kosova, 15 prej tyre mund të financohen.

Ai ka thënë se Kosova ende ka vështirësi në hartimin e projekteve të mira. “Kësaj radhe Samiti i BERZH-it në Londër ka tentuar të jetë më konkret që kryeministrat të mos shkojnë vetëm me fjalime politike, por të diskutojnë. Kosova ka qenë më e përgatitur sesa herët e kaluara, por jo në atë nivelin që pritet. Kosova në përgjithësi ka problem të zhvillojë projektet të cilat e arsyetojnë investimin”, theksoi ai.

Sipas tij, projektet e sektorit privat kanë pasur dëshirë dhe ide, por nuk janë në nivelin e duhur për të treguar arsyeshmërinë.
“BERZH-i apo institucionet e ngjashme kërkojnë projekte që kanë një rëndësi dhe të cilat kanë një kthim të mundshëm dhe normalisht nuk rrezikohen mjetet që investohen në to”, tha Rukiqi.

Sipas tij, në projektet e sektorit publik kanë dominuar projektet për trajtimin e ujërave të zeza, kurse sektori privat kishte projekte për energjinë e ripërtërishme.

“Tek shërbimet publike janë tri me rëndësi: si ngrohja, uji i pijes dhe ujërat e zeza. Tek sektori privat kemi pas bashkëpunim me 14 projekte dhe kryesisht ka qenë energjia e ripërtërishme në fokus, për shkak se në strategjinë e BERZH-it ka një pikë kyçe të financimit”, tha Berat Rukiqi nga OEK-u.

Si Odë Ekonomike e Kosovës tha se synojnë që në Samitin e Londrës në korrik t’i dërgojnë për një vizitë pesë kompani të fuqishme nga Kosova. “Të mos bazohemi në numrin e kompanive por në ato që kanë cilësi, dhe të shohim se ku mund të jenë mundësitë. BERZH-it i interesojnë projektet e karakterit rajonal, jo vetëm të tregut”, tha Berat Rukiqi, këshilltar në OEK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)