Ruhet niveli i papunësisë gjatë marsit
Sofje, 19 prill - Në Bullgari, niveli i të papunëve të regjistruar gjatë marsit të 2015-ës është 11%, pra ruhet niveli i marsit. Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm niveli i papunësisë është më i ulët me 1.2 pika.
Në zyrat e punësimit janë regjistruar 361 511 të papunë. Kundrejt shkurtit numri i tyre rritet pak vetëm me 335 persona. Mbi bazën vjetore, në krahasim me marsin e 2014-ës, numri i të papunëve është tepër më i ulët me 37 347 veta.