Rruga për ngritjen e mirëqenies është zhvillimi i bizneseve
Ferizaj, 27 qershor - Nën organizimin e degës së Gruas Demokratike të Partisë Demokratike të Kosovës Së Ferizajt, Shtimes, Kaqanikut dhe Hanit të Elezit, sot në Ferizaj,u mbajt tryezë me temën Ndërmarrësia dhe Zhvillimi Ekonomik Regjional, ku referues ishte ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe kryetarja e GD-së, Justina Shiroka Pula dhe Mexhide Mjaku Topalli.
Në takim mori pjesë edhe anëtari kryesisë së PDK-së Elmi Reçica si dhe Agim Aliu, deputet në Parlamentin e Kosovës.
Tryezën e hapi kryetarja e Degës së PDK-së në Ferizaj, Hanife Salihu, e cila falenderoi pjesëmarrësit në tryezë, për mbështetjen që i dhanë këtij diskutimi.
Ndërkaq, Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, theksoi mbështetjen e kësaj ministrie për gratë në biznese.
Iniciativat e mira do ti shndërrojmë në platforma zhvillimore për shtetin tha Stavilevci, duke shtuar se Fondi garantues për ndërmarrje të vogla do të krijojë përparësi për gratë, të cilat aplikojnë me projekte konkrete tha Stavilevci.
Ministri Stavileci, ndër të tjera foli rreth fushave për zhvillim, sidomos për ato fusha që ndihmojnë punësimin.
Fusha e IT-së është e ardhmja e këtij vendi, veçanarisht për grate e që janë të rëndësishme për hapjen e vendeve të punës, theksoi ndër të tjera Stavileci.
Kryetarja e GD-së, Justina Shiroka Pula, në tryezën e sotme, theksoi rëndësinë e pjesmarrjes së grave në strukturën biznesore në Kosovë.
Rruga më e përshtatshme për ngritjen e mirëqenies është zhvillimi i bizneseve, Në kosovë janë 140 bizense dhe 13 përqind prej tyre i drejtojnë gratë. Gruaja në këtë mënyrë do të rrisë mirëqenie e vet personale dhe të familjes, do të jetë më e avancuar dhe pjesë e proceseve të rëndësishme theksoi Shiroka Pula.
Duke folur rreth problemeve me të cilat ballafaqohet gruaja sot, kryetarja Pula ka theksuar se gruaja deri më sot ka pasur zhvillim gradual, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve për të kaluar barrierat e ndryshme, për zhvillim më të madh të gruas dhe pjesmarrjes së saj në biznese.
Deputetja Mexhide Mjaku Topalli, foli për domosdoshmërinë e ngritjes së fuqisë punëtore të femrave, qoftë në rritjen e pjesmarrjes së saj në biznese, apo edhe punësimit në sektorin publik.
Në anën tjetër,diskutueset e këtij takimi folën për mungesë të përkrahjes konkrete të gruas në realizim të projekteve zhvillimore dhe kërkuan mbështetje nga ministry Stavileci, veçanarisht rreth atyre projekteve ku punësohen gratë me aftësi të veçanta.
Panelistët iu përgjigjen pyetjeve të shumta të pjemsarrësve në këtë tryezë dhe bashkëbiseduan me to.