Rroga mesatare në Slloveni arrin 967 euro

Lubjanë, 20 maj - Neto rroga mesatare në Slloveni në mars arriti 967 euro, që paraqet rritje prej 4.7 për qind në krahasim me muajin shkurt.
Ndërkohë bruto rroga mesatare në Slloveni arriti 1499.23 euro, që është për 5.2 për qind më shumë se muajin e kaluar.
Sipas mediumeve lokale, këto rritje vijuan pasi paraprakishtë u soll vendim për rritjen e rrogës minimale në shtet.