Rritje rekorde e ekonomisë së Indonezisë
Jakarta, 7 shkurt - Ekonomia e Indonezisë, në vitin 2011 ka arritur rritjen më të madhe të 15 viteve të fundit.
Indonezia me ekonominë më të madhe të Azisë Juglindore, të ardhurat vjetore duke i rritur me 6.5% ka arritur rritjen më të shpejtë ekonomike që nga viti 1996 e deri më sot.
Sipas lajmit të BBC, në rritjen e ekonomisë së këtij vendi ka ndikuar rritja e fuqishme e investimeve dhe kërkesës së brendshme.