Rritje rekord e super të pasurve kinezë
Kina kurrë nuk ka pasur kaq shumë super të pasur, pavarësisht ngadalësimit të rritjes në ekonominë e dytë botërore, ku numërohen rreth 2 056 persona që posedojnë një pasuri prej dy miliardë juanësh (297 milionë dollarë) ose më shumë, kundrejt 1 877 që ishin vitin e kaluar, sipas një klasifikimi të Hurun Report që liston kinezët më të pasur.
Një tendencë kundër rrymës se ngadalësimit të rritjes ekonomike kineze, që në vitin 2015 ka rënë në nivelin më të ulët prej çerek shekulli (+ 6,9%) dhe që vazhdon edhe këtë vit.
Manjati i pasurive të patundshe dhe i argëtimit, Wang Jianlin, 62 vjeç, pronar i konglomeratit Wanda, është sipas Hurun personaliteti më i pasur në Kinë, me një pasuri që vlerësohet në rreth 32,1 miliardë dollarë, me një rënie prej dy për qind në një vit.
Ai ndiqet nga Jack Ma, themeluesi emblematik i Alibaba, gjiganti kinez i tregtisë në internet dhe i shërbimeve financiare, pasuria e të cilit është rritur me 41 për qind duke arritur 30,6 miliardë dollarë. Pronari 52-vjeçar ka përfituar nga rritja që erdhi prej kapitalizimit në bursë të sipërmarrjes së tij dhe një serie investimesh që rrisin vlerën e Ant Financial (kompani financiare e lidhur me Alibaba) duke arritur në 60 miliardë dollarë.
Pony Ma, drejtori i përgjithshëm i gjigantit të internetit Tencent, pronar i aplikacionit popullor të mesazheve dhe shërbimeve WeChat, renditet ë vend të tretë me një pasuri prej 24,6 miliardë dollarë.
Por rritjen më spektakolare e ka realizaur manjati Yao Zhenhua, duke fituar rreth 200 vende në klasifikim për tu pozicionuar në vendin e katërt, me një pasuri që është shufishuar me nëntë herë duke arritur në 17,2 miliardë dollarë. Ky pronar, dikur i një kompanie diskrete sigurimesh Baoneng, bëri bujë muajt e fundit në Kinë kur deklaroi një ofertë surprizë për blerjen e Vanke, një nga promovuesit më të rëndësishëm të pasurive të patundshme në Kinë.
Në 2 056 super të pasur, 23 për qind prej tyre janë pasuruar nëpërmjet sektorit të investimeve financiare apo të teknologjive të informacionit dhe 26 për qind nëpërmjet industrisë prodhuese, thekson Hurun.