Rritje minimale e ekonomisë gjermane
Në anën tjetër gjermanët janë më të pasigurtë se kurrë për faktin e krizës së euros dhe po ashtu lidhur me shqetësimin për mundësinë e një inflacioni.
Çfarë ndodh kur njerëzit kanë frikë për vlerën e parave të tyre ose që nuk e dijnë nëse monedha e tyre mbijeton në vitin 2012? Ata ndërkohë shpenzojnë të hollat. Konsumi privat ka kontribuar në gjysmën e rritjes ekonomike për këtë vit
Por frika nuk është e vetmja gjë në shpenzimet e konsumatorëve. \"Ne kemi së fundi një zhvillim shumë të qëndrueshëm në tregun e punës\", thotë Roland Döhrn nga Instituti për hulumtime ekonomike nga landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë, që edhe për vitin e ardhshëm ai sheh një zhvillim të qëndrueshëm të të ardhurave.
Në 2012 në Gjermani do të ketë një normë të rritjes prej 0,6 për qind, para së gjithash nga konsumi privat. Me këtë ai i referohet parashikimeve që këto ditë do të publikohen nga institucione të ndryshme.
Banka gjermane, Deutsche Bank Research, pret përkundër kësaj jo më shumë se një raund ngrirjeje. Trendi pozitiv i tregut të punës do të ndalë, thotë analisti Stefan Schneider, sepse njerëzit nuk do të kishin më shpresa, se bëhet fjalë për një krizë të shkurtër, përkundrazi që bllokohet se ne kemi një krizë strukturore në eurozonë.