16 Nëntor 2024

Rritje ekonomike turke më e lartë sesa parashikimet

Ankara, 11 shtator - Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi raportin e rritjes ekonomike për çerekun e dytë të 2015-s. Ekonomia e Turqisë vazhdon të shënojë rritje.

Në 3-mujorin e dytë të këtij viti, rritja ekonomike turke është regjistruar në nivelin 3,8%.

Ndërsa prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Turqisë ka arritur në 32 miliardë e 93 milionë lira turke (rreth 10,5 miliardë dollarë).

E zhveshur nga ndikimet sezonale dhe kalendarike, PBB-ja turke në 3-mujorin e parë të vitit është rritur me 1,3% në krahasim me çerekun e mëparshëm.

Sakaq, një rritje me 5,6% kanë shënuar edhe shpenzimet e konsumit të familjeve, duke arritur në gjithsej 21 miliardë e 39 milionë lira turke (afro 6,9 miliardë dollarë).

Kurse shpenzimet e konsumit final të qeverisë në Turqi janë rritur me 7,2%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)