Rritja ekonomike në Rusi mund të tejkalojë 1.8 për qind
Moskë, 28 shtator - Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Rusisë Aleksei Ulukajev mendon se rritja e PBB-së në vitin 2013 mund të jetë më shumë se 1.8 për qind.
\"Parashikimi është mjaft realist, madje edhe konservator, ka mundësi të rezultojë pak më shumë\", - tha ai për gazetarët në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve, i cili u hap në Soçi.
Sipas parashikimit të saktë të zhvillimit socialo-ekonomik, rritja e PBB-së në vitin 2014 parashikohet të jetë në nivelin 2.8 për qind, në 2015 - 3,2 për qind, në 2016 - 3,3 për qind.