Rritja ekonomike në Kinë shënon rënie të lehtë
Pekin, 16 korrik - Rritja e shpejtë ekonomike në Kinë është ngadalësuar pak.
Sipas zyrës së statistikave në Pekin, ekonomia e këtij vendi, e treta për nga madhësia në botë, në tremujorin e dytë të këtij viti u rrit në 10,3 për qind.
Në tremujorin e parë kishte një rritje prej 11,9 për qind.
Ngadalësimi ka ardhur si pasojë e përfundimit të programeve konjukturore dhe të kthimit mbrapsht të masave të qeverisë kundër bumit të kredive.