Rritja ekonomike në Kinë 11.9 %

Pekin, 16 prill - Ekonomia e Kinës është rritur 11.9 % në tremujorin e parë të vitit.
Inflacioni ka qenë i ulët, kurse çmimet e konsumit janë rritur 2.2 %, më pak se maksimumi prej 3 % i lejuar nga qeveria.
Shifrat lënë të kuptohet se liderët kinezë po korrin sukses në përpjekjet e tyre për të nxitur nivelin e lartë të rritjes ekonomike, dhe parandaluar rritjen e inflacionit.
Brazili, Rusia, India dhe Kina vlerësohen si gjigandët ekonomikë të së ardhmes.
Kina, e cila duket si vendi lider i këtij grupi, me anë të rritjes së shpejtë të prodhimit për eksport, ka shënuar një rritje ekonomike rekord.
Ky vend, në tregjet e eksportit, dominon pa diskutim edhe falë avantazhit të kostove të ulëta.
Sipas vëzhguesve, në vitin 2040 ekonomia më e madhe në botë do të jetë ajo e Kinës.
Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është i mendimit se këto vende janë ato që do ta nxjerrin ekonominë botërore nga kriza.