20 Nëntor 2024

Rritja ekonomike në Francë pritet të jetë pozitive

Paris, 13 gusht - Rritja ekonomike në Francë, përgjatë tremujorit të dytë pritet të jetë pozitive duke shënuar dalje nga recesioni, sipas shifrave zyrtare, që do të publikohen ditën e mërkurë.

Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (Insee), që pritet të publikojë ditën e mërkurë vlerësimin e tij për rritjen ekonomike përgjatë tremujorit të dytë, parashikonte në qershor, që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) do të rritej deri në 0,2 për qind, gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti.

Franca përjetoi përgjatë dytremujorëve tkurrje të PBB-së në -0,2 për qind në fund të vitit 2012 dhe në fillim të 2013-ës, çka i korrespondon një recesioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)