08 Nëntor 2024

Rritja ekonomike në eurozonë shënoi rënie të lehtë

Bruksel, 15 shkurt - Rritja ekonomike në eurozonë qëndron në kuota të konsoliduara në tremujorin e katërt në 2016, e vlerësuar me 0,4 për qind, por e rivlerësuar me një rënie të lehtë në raport me të dhënat e parë, njoftoi të martën Zyra evropiane e statistikave “Eurostat”.

Më 31 janar, “Eurostat” publikoi një rritje ekonomike disi më të ulët me +0,5 për qind në tremujorin e katërt 2016 krahasuar me tremujorin e tretë.

Pavarësisht këtyre të dhënave në një nivel pak më të ulët sesa pritej për tre muajt e fundit të 2016, rimëkëmbja ekonomike mbetet e konsoliduar në zonën euro. Në tremujorin e tretë në raport me të dytin, rritja ekonomike ishte gjithashtu në kuotën 0,4 për qind.

Të 19 shtetet që kanë miratuar monedhën e përbashkët duhet të përballen me disa pasiguri në muajt në vijim, si zgjedhjet në Holandë, Francë dhe në Gjermani, ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si fillimin e negociatave për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja (Brexit).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)