05 Nëntor 2024

Rritja ekonomike në Eurozonë mund të ngadalësohet

Bruksel, 5 shkurt - Treguesi i Zhvillimit Ekonomik "Ifo" u ul nga 6.6 pikë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar në minus 11.1 pikë në tremujorin e parë të sivjetshëm, deklaruan të hënën ekspertët e këtij insituti studimor gjerman.

"Rritja ekonomike në Eurozonë mund të ngadalësohet", u shpreh presidenti i institutit Clemens Fuest.

Kjo është hera e parë që treguesi "Ifo" shfaqi sinjal negativ pas vitit 2014. Rezultatet e analizave bazohen mbi 411 raporte nga Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika, Austria dhe Finlanda.

Sipas Fuest, ekspertët po bëhen më pesimistë për eksportet, investimet dhe konsumin privat në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)