Rritja ekonomike në eurozonë këtë vit pritet të kalojë 1%
Bruksel, 15 korrik - FMN-ja deklaroi të hënën se rritja ekonomike në eurozonë këtë vit pritet të kalojë 1% , ndërsa vitin e ardhshëm 1.5%.
Ndërkohë theksohet se inflacioni i ulët afatgjatë dhe sistemi i paunifikuar financiar i vendeve përkatëse kanë nevojë për politika emergjente monetare dhe reforma financiare.
Sipas FMN-së, në një kohë të gjatë, përqindja e inflacionit në eurozonë do të qëndrojë nën 2%, që është nivel vigjilence i përcaktuar nga Banka Qendrore Europiane, për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve të mallrave. Kjo do të sjellë rrezikun e deflacionit në eurozonë.
Përveç përshëndetjes së masave të marra nga eurozona për përballimin e inflacionit të ulët, FMN-ja propozon që nëse kjo gjendje vazhdon, vendet e eurozonës duhet të blejnë borxhet e kapitaleve të veta të ndërmarrjeve.