Rritja ekonomike në BE 0 për qind
Bruksel, 23 shkurt - Sipas raportit të parashikimeve ekonomike për periudhën e ndërmjetme ekonomia e Bashkimit Evropian me 27 vende anëtarë këtë vit do të rritet me 0 %.
Bashkimi Evropian ka revizionuar objektivin e rritjes ekonomike për këtë vit. Bëhet e ditur se për zonën e euros në vitin 2012 pritet të ketë tkurrje ekonomike.
Sipas raportit të parashikimeve ekonomike për periudhën e ndërmjetme ekonomia e Bashkimit Evropian me 27 vende anëtarë këtë vit do të rritet me 0%.
Kurse sipas raportit të përgatitur nga Komisioni Evropian parashikimi prej 0,5% rritje ekonomike i deklaruar më parë për zonën e euros me 17 anëtarë ia la vendin tkurrjes ekonomike.
Sipas objektivave të korrigjuara tkurrja ekonomike parashikohet të jetë 0,3%.
Për Bashkimin Evropian me 27 anëtarë raporti nuk parashikon rritje ekonomike në vitin 2012.
Vendet që kryesojnë listën me rritjen ekonomike më të ulët janë Greqia me 4,4%, e ndjekur kjo nga Portugalia, Italia dhe Spanja.
Mes vendeve që do të tkurrje ekonomike bëjnë pjesë edhe Holanda, Belgjika dhe Hungaria.
Në çerekun e fundit të vitit të kaluar eurozona dhe Bashkimi Evropian u tkurrën me 0,3%.