Rritja ekonomike kinëze, më e ngadalshmja në 25 vjet
Kjo është rritja më e ngadaltë e ekonomisë kineze në 25 vjet.
Rritja ekonomike e Kinës, e cila shihet si drejtuese e ekonomisë globale, është shqetësim i madh për investitorët në të gjithë botën.
Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka thënë se rritja e dobët do të jetë e pranueshme, për aq kohë sa nuk krijohen vende të reja pune.
Analistët thonë se çdo rritje nën 6.8 përqind do të kërkojë stimuj të mëtejshëm ekonomikë.
Rritja ekonomike në çerekun e fundit të vitit 2015 ka rënë nën 6.8 përqind, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Kinë.