28 Prill 2025

Rritja ekonomike globale këtë vit do të jetë 3.3 për qind

Londër, 4 maj - Sipas raportit të publikuar nga Instituti Kombëtar për Kërkime Shoqërore dhe Ekonomike i Britanisë, i publikuar të enjten, parashikohet se rritja e ekonomisë globale për këtë vit do të jetë 3.3 për qind, ndërsa për vitin 2014 do të jetë 3.7 për qind.

Në raport theksohet se, zhvillimi i ekonomisë në vendet e zhvilluara këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të vazhdojë në një situatë jo shumë të ekuilibruar.

Rritja e ekonomisë amerikane do të jetë nën 2 për qind, ekonomia e vendeve të Eurozonës do të jetë prapë e dobët dhe parashikohet një rritje e lehtë.

Në Azi, rritja e ekonomisë kineze do të jetë 7.8 për qind në 2013-n, në vitin 2014 do të jetë 7.4 për qind.

Rritja ekonomike e Indisë në vitin 2013 dhe 2014 do të jetë përkatësisht 5.3 për qind dhe 6.5 për qind. Vendet në zhvillim janë forcë kryesore e rritjes së ekonomisë botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)