Rritja ekonomike globale ishte 2.9 përqind
Ky nivel i rritjes ekonomike është kryesisht rezultat i ngadalësimit të rritjes së kërkesës së brendshme në disa nga vendet e mëdha në zhvillim si dhe recesionit të zgjatur në eurozonë si rezultat i pasigurisë në sektorin fiskal.
Rritja ekonomike në vendet në zhvillim parashihet të jetë 4.5 përqind në vitin 2013, ndërsa rënia ekonomike në eurozonë parashihet të jetë 0.4 përqind (FMN, WOE 2013 - tabela 1).
Në anën tjetër, Eurostat-i ka vlerësuar se në TM2 2013 eurozona ka shënuar rritje prej 0.3 përqind krahasuar me TM1 2013, gjë që mund të ketë ngjallur shpresat për rritje edhe në pjesën tjetër të vitit.
Sa i përket SHBA-ve, ekonomia e saj pritet të shënojë rritje prej 1.6 përqind por me ritëm më të ulët se sa në vitin paraprak.