Rritja ekonomike e Turqisë në 2014 do të jetë 4 për qind
Ankara, 4 dhjetor - Ministri i Zhvillimit, Xhevdet Jëllmaz në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) tha se rritja ekonomike për vitin 2014 parashikohet të jetë 4 për qind.
Ministri i Zhvillimit, Xhevdet Jëllmaz tha se ekonomia turke vazhdon të rritet pavarësisht tkurrjes në tregun botëror.
I ftuar në Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) Ministri i Zhvillimit Xhevdet Jëllmaz tha se për vitin 2014 parashikohet 4 për qind rritje ekonomike.
Në lidhje me Irakun Ministri Jëllmaz tha se Iraku është një fqinj dhe ortak i rëndësishëm tregtar i Turqisë duke shtuar se qeveria mundohet ta zhvillojë edhe më shumë bashkëpunimin edhe me qeverisjen qendrore të Irakut, edhe me Qeverisjen Rajonale Kurde të Irakut.
Jëllmaz u ndal edhe në procesin e zgjidhjes që vazhdon për ti dhënë fund terrorit.
Eksportet e Zonës së Anadollit Juglindor këtë vit do të jenë mbi 9 miliardë dollarë. Ndërsa me përparimin dhe konsolidimin e procesit zona do të zhvillohet me një shpejtësi edhe më të madhe, shtoi ai.