16 Nëntor 2024

Rritja ekonomike e Turqisë mund të jetë mbi 4% në 2016-n

Ankara, 10 nëntor - Ministri turk i Financave, Mehmet Simsek, deklaroi se rritja ekonomike e Turqisë në vitin 2016 ka shumë gjasa të jetë mbi 4 për qind.

Kreu i financave turke iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi të priturat pas zgjedhjeve legjislative të 1 nëntorit, gjatë një daljeje publike pas Konferencës III Tradicionale Ndërkombëtare të Azimutit për Financat, mbajtur në Stamboll.

Mehmet Simsek përcolli mesazhe të rëndësishme për tregjet e jashtme dhe ato vendore, duke theksuar se shpresojnë që të realizojnë të gjitha premtimet elektorale brenda afateve të parashikuara dhe se paqartësitë janë reduktuar ndjeshëm pas zgjedhjeve.

Ndër të tjera, ministri turk i Financave bëri publik edhe parashikimin për rritjen ekonomike të vendit gjatë vitit 2016.

“Turqia ka stabilitet politik. Do të formohet një qeveri e fuqishme dhe kjo qeveri do të bëjë reforma. Bazat e Turqisë janë të shëndosha. Rritja ekonomike do të jetë e shpejtë edhe gjatë viteve në vijim. Në vitin 2016, rritja ekonomike e Turqisë ka shumë gjasa të jetë mbi 4 për qind”, tha ai.

Pavarësisht vështirësive dhe problemeve të shumta në rajonin përreth saj, vijoi ministri Simsek, Turqia ka shpalosur një performancë ekonomike të rëndësishme dhe mund të bëhet shumë shpejt një bazë me peshë për vende si Kina dhe Japonia, të cilat kërkojnë me ngulm të zgjerojnë tregjet e tyre anembanë botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)