15 Nëntor 2024

Rritja ekonomike e Turqisë ishte 4,2 për qind në 2015

Bruksel, 8 janar - Banka Botërore (BB) publikoi numrin e janarit 2016 të raportit mbi “Parashikimet Ekonomike Globale”, të cilin e harton dhe publikon dy herë në vit.

Në kapitullin me temë “Përhapja e efekteve të rritje së dobët”, raporti i BB-së tërheq parashikimet në lidhje me rritjen ekonomike globale për vitet 2016 dhe 2017, respektivisht nga 3,3 në 2,9% dhe nga 3,2 në 3,1%.

Duke sqaruar se rimëkëmbja e moderuar në ekonomitë e zhvilluara ka bërë që parashikimet e rritjes ekonomike globale për këtë vit të jenë më të larta në krahasim me 2015-n, raporti thekson se, në anën tjetër, dobësimi i vendeve në zhvillim ka krijuar një presion negativ.

Ndërkohë që me ulje janë revizionuar edhe parashikimet në lidhje me rritjen ekonomike të këtyre vendeve, në raport nënvizohet se arsyet kryesore për këtë janë ngadalësimi i ekonomisë kineze, si dhe hyrja në recesion e Rusisë dhe Brazilit.

Raporti njofton gjithashtu se ngadalësimi në disa ekonomi caktuara në zhvillim mund ketë efekte të rëndësishme mbi vendet e tjera në zhvillim, ndërsa paralajmëron që kjo gjë me kalimin e kohës mund të sprapsë edhe përmirësimin e shtetet e industrializuara.

Sakaq, Banka Botërore ka reduktuar edhe parashikimet e saj për rritjen ekonomike të Turqisë në vitet 2016 dhe 2017, respektivisht nga 3,9 në 3,5% dhe nga 3,7 në 3,5%.

Kapitulli për Turqinë i raportit mbi “Parashikimet Ekonomike Globale” tërheq vëmendjen se ekonomia turke, pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe paqartësisë politike të shkaktuar nga zgjedhjet, gjatë vitit 2015 është rritur me 4,2%, duke shpalosur kështu një performancë mbi parashikimet.

Sipas raportit, rritja e ekonomisë turke ka arritur në nivelin 4,2% në 2015-n, nga 2,9% që parashikohej në vitin 2014.

“Aktiviteti ekonomik i Turqisë ishte mjaft më i lartë sesa parashikimet; kjo pavarësisht tensionimeve gjeopolitike dhe paqartësisë politike, që u rrit ndjeshëm pas zgjedhjeve të muajit qershor 2015”, vlerësohet në detaje të raportit.

BB-ja parashikon në raportin e saj se çmimet e ulëta të naftës do të vazhdojnë të kenë pasqyrime pozitive në ekonominë turke; ndërsa rrezik për Turqinë përbëjnë shtrëngimi i kushteve të financimit global dhe rënia e kërkesës për eksport, kjo e fundit si pasojë e sanksioneve ekonomike ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)