05 Nëntor 2024

Rritja ekonomike e Shqipërisë ulet në 3.1 për qind

Tiranë, 31 mars - Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka konfirmuar se ekonomia shqiptare u ngadalësua në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, teksa rritja ekonomike ra në 3.1 për qind. Kjo është rritja më e ulët e ekonomisë për 9 tremujor rresht.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ngadalësimi i aktivitetit ekonomik ka prekur thuajse të gjithë sektorët kryesorë, përveç industrisë.

Ndërsa në krahun e kërkesës, si konsumi ashtu dhe investimet kanë shënuar në tremujorin e katërt të 2018-ës një rritje më të ulët se sa në tre tremujorët e mëparshëm.

Por edhe me ngadalësimin në tremujorin e katërt sërish ekonomia shqiptare shënoi vitin e kaluar rritjen më të lartë në një dekadë, për shkak të ecurisë më të mirë në tre tremujorët e mëparshëm të vitit.

Rritja prej 4.06 për qind që ekonomia shënoi vitin e kaluar është lehtësisht më e ulët nga vlerësimi I qeverisë, e cila priste që prodhimi kombëtar të zgjerohej me 4.2 për qind..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)