19 Nëntor 2024

Rritja ekonomike e Kinës pritet të jetë 7.6%

Pekin, 29 dhjetor - Këtë vit rritja ekonomike e Kinës pritet të jetë 7.6%, duke shënuar një rënie të vogël nga 7.7% e vitit 2012.

Në një raport të Këshillit të Shtetit theksohet se kjo rritje është më e lartë se sa parashikimi i vitit 2011, pavarësisht tendendës së rënies.

Plani 5 vjeçar parashikonte rritjen e prodhimit të brendshëm bruto me 7% në periudhën 2011-2015. Rritja e PPB-së në vitin 2011 ishte 9.3%, në 2012 7.7%, kurse në gjysmën e parë të këtij viti 7.6%.

Sipas raportit, kjo periudhë ka qenë problematike për ekonominë globale dhe kërkesa e tregut ndërkombëtar nuk ka qenë e fortë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)