Rritja ekonomike e Kinës, mbi 7.5%
Pekin, 28 tetor - Ekonomia kineze gjatë nëntë muajve të kaluar pati rritje pak më të lartë se objektivi i përcaktuar, 7.5 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave, Prodhim i Brendshëm Bruto (PBB-ja) i nëntë muajve të shkuar ka kaluar 35 trilionë juanë, që do të thotë se ekonomia kineze është rritur me 7.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ekspertët thonë se kjo vjen nga disa elementë pozitive.
Yu Bin është drejtor i Departamentit për Çështjet Ekonomike të Qendrës Kërkimore të Zhvillimit, pranë Këshillit të Shtetit të Kinës.
\"Faza e re e strategjisë së lirë monetare do të përmirësojë ekonominë botërore në një periudhë të shkurtër. Pra në këto rrethena, eksportet e Kinës do të rriten.
Gjithashtu do të rritet edhe kërkesa e brendshme. Me shtimin e investimeve në projektet e infrastrukturës dhe të pasurive të patundshme, do të rriten edhe më shumë investimet.
Objektivi i parashikuar i rritjes ekonomike është 7.5 për qind, ndërsa rritja në të vërtetë do të jetë pak më e lartë\", deklaroi Yu Bin.