15 Nëntor 2024

Rritja ekonomike e Kinës do të ulet edhe më tej në 6.5 për qind

Pekin, 31 mars - Rritja ekonomike e Kinës do të ulet edhe më tej në 6.5 për qind në vitin 2016 dhe 6.3 për qind në vitin 2017, sipas raportit "Parashikimi i zhvillimit të Azisë 2016", të publikuar të mërkurën nga Banka Aziatike e Zhvillimit (BAZh).

\"Kërkesa e dobët e jashtme dhe kapaciteti i tepërt në disa sektorë, bashkë me rënien e forcës së punës dhe rritjen e pagave, vazhdojnë të shkaktojnë një rënie graduale të përqindjes së rritjes së Kinës,\" tha Shang-Jin Wei, kryeekonomisti i BAZh-it, pas publikimit të raportit.

Ekonomia e Kinës pati një rritje 6.9 për qind në vitin 2015, shifra më e ulët vjetore në një çerek shekulli.

"Reforma në fushën e ofertës, duke përfshirë përmirësimin e fleksibilitetit të tregut të punës, është e nevojshme për të përmirësuar qëndrueshmërinë e ekonomisë ndaj goditjeve negative dhe për të shtuar rritjen e saj potenciale," shtoi Wei. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)