19 Nëntor 2024

Rritja ekonomike e Kinës arrin në 7,8 për qind

Pekin, 18 tetor - Rritja ekonomike vjetore në Kinë arriti në 7,8 për qind gjatë muajve korrik dhe shtator, nga 7,5 për qind që ishte gjatë një tremujori më parë, pa harruar që bëhet fjalë për rritjen më të lartë vjetore, sipas të dhënave zyrtare.

Shumë investitorë ishin të shqetësuar nga rimëkëmbja e brishtë ekonomike kineze, sidomos pas një uljeje të dukshme të eksporteve gjatë shtatorit.

Ekonomia e dytë në botë u rrit 7,7 për qind gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2013.

Prodhimi industrial u rrit 10,2 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që shitjet u rritën 13,3 për qind, përkundrejt pritjes prej 13,5.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)