Rritja ekonomike e Anglisë do të ulet
Londër, 7 dhjetor - Dhoma e Tregtisë e Anglisë ka bërë të ditur se rritja ekonomike e këtij vendi për vitin 2011 do të ulet.
Sipas parashikimeve të këtij institucioni, rritja ekonomike e Anglisë për vitin 2011 do të jetë 1.9 për qind në kohën kur në muajt e fundit kjo dhomë kishte parashikuar një rritje prej 2.2 për qind.
Sipas dhomës së tregtisë së Anglisë shkaqet kryesore të uljes së rritjes ekonomike janë politikat e kursimit të qeverisë, kriza monetare në eurozonë, shtimi i vlerës së tatimeve mbi vlerën e shtuar nga 17.5 për qind në 20 për qind, si dhe tregu i dobët dhe gjendja e pasiguritë e sektorit të ndërtimit.
Sipas raportit të publikuar me këtë rast, edhe inflacioni në Angli për vitin 2011 do të jetë më shumë se 3 për qind