20 Nëntor 2024

Rritja ekonomike dhe punësimi, prioritet i takimit të G-20

Moskë, 19 korrik - Ministrat e financave dhe zyrtarët e bankave qëndrore të 20 ekonomive kryesore dhe atyre në zhvillim (G20) e kanë filluar të premtën një takim dy ditor në Moskë.

Rritja ekonomike dhe çështja e punësimit do të jetë objektivi kryesor i takimit të ardhshëm të grupit G-20 në Moskë.

Kështu ka deklaruar Vladimir Putin presidenti i Rusisë i cili vuri në dukje se gjatë kryesimit të grupit G-20 nga ana e Rusisë, kjo e fundit të përqendrohet në çështjen e punësimit dhe rritjes ekonomike që janë dy nga parimet bazë për zhvillimin e një shoqërie moderne.

Për zgjidhjen e çështjes së papunësisë është e nevojshme ndërmarrja e veprimeve sistematike, ndërsa për progresin dhe mirëqenien e shoqërisë është e nevojshme hartimi i një strategjie të qartë për zhvillimin ekonomik, shtoi ndër të tjera presidenti rus.

Grupi prej 20 shteteve që morri përsipër trajtimin e krizës financiare të viteve 2008 – 2009, tani përballet me një ekonomi globale me shumë shpejtësi në të cilën vetëm SHBA-të duket se janë afër një rimëkëmbje vetë-mbështetëse.

Takimi i Moskës është gjithashtu pjesë e përgatitjeve për një samit të G20-ës që do mbahet në shtator, në Moskë.

Rusia momentalisht është udhëheqëse e presidencës vjetore të këtij grupi.

Takimi mbahet vetëm një ditë pasi një gjykatë ruse e dënoi me pesë vjet burg një aktivist opozitar, një vendim ky që është kritikuar nga perëndimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)