Rritja ekonomike botërore pritet të arrijë 3,5 për qind
Washington, 15 prill - Rritja ekonomike botërore pritet të arrijë 3,5 për qind këtë vit dhe 3,8 për qind në 2016-n, me perspektiva më të mira në BE dhe Japoni, por me një ritëm më të moderuar në SHBA, deklaroi sot FMN-ja.
\"Ekonomia amerikane duhet të rritet me 3,1 për qind në vitin 2015 dhe 2016, që do të thotë më pak nga sa ka parashikuar FMN-ja në janar (-0,5 pikë për vitin 2015 dhe -0,2 pikë për 2016). Rusia pritet të arrijë një tjetër kontraktim të ekonomisë, ndërsa India nga ana tjetër po rritet ndjeshëm\", theksoi FMN-ja.
\"Kjo kompensohet me shifra më të mira në Eurozonë, me 1,5 për qind në vitin 2015 (+0,3 pikë në krahasim me parashikimin e janarit) dhe 1,6 për qind në vitin 2016 (0,2 pikë më shumë). Japonia ka si synim rritjen me 1 për qind në vitin 2015 dhe 1,2 për qind në vitin 2016 (+0,4 pikë në të dyja rastet)\", shtoi ajo.
\"Megjithatë, rënia është shënuar nga Rusia, ekonomia e të cilës duhet të rritej me 3,8 për qind në vitin 2015 dhe me 1,1 për qind në vitin 2016, ndërsa Kina me 6,8 për qind në vitin 2015 dhe 6,3 për qind në 2016-n, duke patur parasysh parashikimet e pandryshueshme të bëra në janar. Vetëm India ka patur një shkëputje me 7,5 për qind si në 2015-n ashtu edhe në vitin 2016\", nënvizoi Fondi.
\"Rritja e ekonomisë botërore në 2015-n do të drejtohet nga një ndryshim i perspektivave për ekonomitë e zhvilluara, për shkak të rënies së çmimeve të naftës\", vijoi FMN-ja në raportin e saj mbi perspektivat për ekonominë globale (WEO), botuar pak para mbledhjeve të pranverës në Uashington, këtë javë.