Rritja ekonomike bëri që në Turqi të shtohen investimet e huaja.
Stamboll, 14 shtator - Hyrja e kapitalit të huaj në periudhën e parë 7 mujore të vitit në Turqi arriti në 9 miliardë e 100 milionë dollarë.
Ministri i Ekonomisë Zafer Çalljana, në deklaratën e dhënë me shkrim, tërhoqi vëmendjen se në periudhën e parë 7 mujore të vitit, sasia e kapitalit të huaj të hyrë direkt në Turqi ka arritur në 9 miliardë e 100 milionë dollarë dhe i është afruar kështu shifrës totale për vitin 2010, në 9 miliardë e 300 milionë dollarë gjithsej.
Pas rritjes ekonomike janë përjetuar zhvillime pozitive në hyrjen e kapitalit të huaj, është shprehur Çallajan, i cili përdori edhe shprehjen: \"Ky është një tregues i sigurisë së ndjerë ndaj ekonomisë së Turqisë.\"