Rritja e pagave, deri në 20 për qind
Prishtinë, 26 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Londra, do të marrë vendim për ngritjen e pagave. Rritja e pagave për shërbyesit civilë nuk do ta kalojë 20-përqindëshin.
Një burim brenda Qeverisë së Kosovës i ka thënë gazetës "Epoka e re", se me tu kthyer nga takimi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), kryeministri Thaçi do ti gëzojë shërbyesit civilë, por jo në masën sa kishin pritur ata.
Rritja e pagave për shërbyesit civilë do të jetë duke u bazuar në buxhetin e Kosovës dhe në mjetet që janë ndarë për rritjen e pagave. Rritja do të bëhet në koordinim me të gjitha akterët që janë në planifikimet buxhetore, ka thënë ai.
Po sipas këtij burimi, rritja e pagave nuk do ta kalojë shumën 20 për qind me të gjithë pritjen që shërbyesit civilë se pagat do të rriten në një përqindje më të madhe.