18 Nëntor 2024

Rritja e pagave, 25 për qind

Prishtinë, 10 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Hashim Thaçi ka miratuar vendimin e paralajmëruar për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve publik, përfituesit e skemave sociale dhe pensionistët.

\"Rritja për të gjithë do të jetë njëzet e pesë për qind (25%), përjashtimisht për ish-minatorët e “Trepçës”, ku rritja do të jetë pesëdhjetë për qind (50%). Rritja do  të fillojë me pagat e muajit prill të këtij viti\", ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi. 


Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se rritja e pagave do të jetë ogur i mirë për dyqind e katërdhjetë mijë familje kosovare, buxheti i të cilave do të jetë më i mirë dhe jeta e tyre do të përmirësohet. Kjo është pjesë e angazhimit të përbashkët e kabinetit qeveritar dhe e partnerëve qeverisës, ka thënë kryeministri Thaçi.


\"Sot po marrim vendimin për rritjen e pagave që i prek rreth 240 mijë familje në Kosovë. Pra, rritja e pagave për të gjithë shërbyesit publik që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës, numri i përgjithshëm i përfituesve është 80 mijë e 475 nëpunës publikë\", ka theksuar ai.


Sipas tij në kuadër të kësaj rritje do të përfitojnë mësuesit, profesorët e shkollave të mesme, profesorët universitarë, akademikët, institutet shkencore, punëtorët shkencorë, policët, pjesëtarët e FSK-së, TMK-së, gardianët, zjarrfikësit, inspektorët policorë, pylltarët, shërbyesit civilë, infermierët, mjekët, specialistët, doganierët, inspektorët tatimorë, auditorët e ZAP-it, auditorët e brendshëm, prokurorët, prokurorët specialë, gjykatësit, artistët dhe të gjithë kategoritë tjera.

\"Rritja për nëpunësit/shërbyesit publikë do të jetë 25 për qind e rrogës bazë. Rritja e beneficioneve për kategorinë e pensioneve numri i përgjithshëm i përfituesve është 66 mijë 671 përfitues. Në kuadër të kësaj rritje do të përfitojnë personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, pensionet bazë të kontribut dhënësve, pensionistët e pjesëtarëve të FSK-së, pensionistet minatorë të Trepçës, pensionistët e përkohshëm të TMK-së, pensionistët invalidë të luftës\", ka pohuar ai.

Sipas tij personat me aftësi të kufizuar 17 mijë e 450, invalidët e luftës 8 mijë e 780, minatorët pensionistë të Trepçës 4 mijë e 65, pensionistët e parakohshëm të TMK-së 531, pensionet bazë të kontribut dhënësve 35 mijë e 638, pensionet e pjesëtarëve të FSK-së, 237 të gjitha këto rritje do të jenë 25 për qind më përjashtim të pensioneve të minatorëve të “Trepçës”  që do të jenë 50 për qind. 


\"Gjithashtu edhe për familjet e dëshmorëve, familjet e të pagjeturve do të jetë 25 për qind, ndërsa rritje do të ketë edhe për pensionistët e moshës  që janë 90 mijë që do të jetë gjithashtu 25 për qind. Kjo rritje e pagave dhe pensioneve do t’i prekë  240 mijë familje kosovare – tha Kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)