Rritja e ndikimit të auditimit përmes zbatimit të rekomandimeve
Prishtinë, 19 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, priti sot në takim Mia Sydow Mölleby, deputete në Parlamentin e Suedisë, Inguna Sudraba, ish-deputete e Parlamentit të Letonisë, njëherësh ish-Auditore e Përgjithshme dhe eksperte e SIGMA-s, si dhe Dag Levin Sparr, këshilltar i lartë në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe zyrtar ndërlidhës për BE-në - pjesëmarrës të punëtorisë “Rritja e ndikimit të auditimit përmes zbatimit të rekomandimeve”, organizuar këto ditë nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).
Deputetja suedeze Mia Sydow Mölleby e njoftoi kryetarin Konjufca në lidhje me bashkëpunimin e mirë me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe Kuvendin, si dhe ndarjen e praktikave të mira në fushën e menaxhimit të fondeve publike.
Kryetari Konjufca, pasi vlerësoi rëndësinë e auditimit, falënderoi mysafirët për gatishmërinë e tyre që të bartin te ne përvojat në këtë fushë.
Në takim morën pjesë edhe Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme dhe Bezad Halilaj, Zëvendës Auditor i Përgjithshëm.
​