17 Nëntor 2024

Rritja e GDP-së e APEC-ut pritet të jetë 3.9 për qind

Tokio, 7 nëntor - Raporti i fundit ka treguar se rritja e GDP-së në rajonin e Asia-Pacific Economic Cooperation (APEC) pritet të jetë 3.9 për qind këtë vit, 0.1 për qind më e ulët se një vit më parë.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit rritja ishte 3.9%, krahasuar me 4.3% në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Raporti i bë nga Njësia për Mbështetjen e Politikave, pjesë e humlumtimit dhe analizës e APEC-ut.

Kreu i njësisë, Denis Hew, tha se janë identifikuar disa faktorë që çuan në ngadalësimin e rritjes:

Eksportet, importet dhe tregtia e mallrave brenda rajonit të APEC-ut shënoi një zgjerim 1.2 për qind në pjesën e parë të këtij viti, një tkurrje e dukshme krahasuar me rritjen dyshifrore që gëzonte rajoni para krizës financiare globale të vitit 2008.

Faktorë të tjerë që kanë ndikuar në ngadalësimin e rritjes përfshijnë rënien e kërkesës së brendshme në 21 ekonomitë e rajonit.

Megjithatë, ai theksoi se ngadalësimi i rritjes ekonomike ka bërë që sytë të kthehen tek sektori i shërbimit si një motor potencial për rritjen e ardhme.

Hew nënvizoi se sektori i shërbimit mund të ndihmojë sektorët e tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)